Shkurtaj: Ambjentimi nuk ishte problem, ju tregoj marrëdhënien me Reginaldon

Shkurtaj: Ambjentimi nuk ishte problem, ju tregoj marrëdhënien me

Vasil Shkurtaj ishte një ndër lojtarët më të kërkuar në Superiore, por vetëm Kukësi arriti ta joshte, duke parakaluar rivalët. Për "Ora News" vlonjati shprehet se nuk e ka patur të vështirë të ambjentohet, ndërsa zbulon objektivat.

"Që nga dita e parë çunat më kanë ndihmuar shumë të ambjentohem, edhe tani avash-avash jam më mirë në ekip. Objektivi këtu është që të fitosh kampionatin dhe të shkosh në Champions League. Stërvitem mirë. Jam i gatshëm në çdo moment dhe të shënoj sa më shumë gola që të ndihmoj ekipin. Me Reginaldon kemi shumë marrëdhënie të mirë. Unë po bëj punën time në stërvitje që të jem i gatshëm në çdo moment që më do ekipi për të lozur. "-deklaroi sulmuesi.

Pas dëmtimit të Malokut, Kukësi është në merkato edhe për një portier si alternativë për Frashërin. Deri më tani janë lakuar disa emra, por nuk ka asgjë zyrtare. Ndërkohë futbollistët e larguar në janar janë Harba, Zguro, Toure dhe Donjet Shkodra.

EMISIONET