Një 24-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Shkup. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e Çairit të këtij qyteti. Siç raportojnë mediat maqedonase, viktima është Burim Idrizi, i cili fillimisht u dërgua në spital, por më pas nuk arriti ti mbijetojë plagëve të mara.

Sipas Prokurorisë së Shkupit, nga hetimet e para ka rezultuar se përpara se viktima të qëllohej për vdekje është konfliktuar me autorët, shkruan Shenja tv.

Nuk dihet ende sa persona kanë qenë që kanë marrë pjesë në vrasje. Ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

/Ora News.tv/