Në provimin e Matematikës së zhvilluar një ditë më parë, 11 maturantë janë kapur me celularë. Në këtë përfundim ka arritur Komiteti i Maturës Shtetërore 2018, i cili ka vendosur skualifikimin e testit për këta maturantë.

Pas kësaj shkeljeje,  Komiteti i Maturës Shtetërore ka vendosur përjashtimin dhe mosnjohjen e rezultatit për 11 nxënësit që u konstatuan me aparate celularë në mjediset e provimeve.

Nxënësit e kapur me celularë:

DAR Gjirokastër:  1 nxënës.

DAR Kukës:         6 nxënës.

DAR Tiranë:        2 nxënës.

ZA Kurbin:           2 nxënës.

Ndërkohë, në qendrën e provimit, Filiali i Universitetit Dibër, drejtori i gjimnazit “Said Najdeni”, Shefki Çorja, me veprimet dhe mos veprimet e tij dhe në shkelje të etikës, me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të institucionit, ka penguar krijimin e kushteve normale për zhvillimin e provimit në këtë qendër.

Për pasojë, ky Komitet ka vendosur t'i kërkojë Drejtorisë Arsimore Rajonale Dibër, zgjidhjen e menjëhershme të kontratës.

Nga shqyrtimi i rasteve të mësipërme, rezultoi se 5 administratorë nuk identifikuan maturantët me celularë të cilët, u identifikuan nga monitoruesit e MASR. Për 5 administratorët që kanë shkelur rregulloren e Maturës Shtetërore do të merren masa disiplinore deri në largim nga puna.

/Ora News.tv/