Ora News siguron pamjet e zjarrit në Tiranë, brenda në apartament u dogj 63 vjeçari

Ora News siguron pamjet e zjarrit në Tiranë, brenda në apartament

Një 63-vjeçar humbi jetën pasi apartamenti ku jetonte, pjesë e godinës tre katëshe, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur në Tiranë rreth orës 04:40, të 25 shtatorit, në rrugën “Ramazan Demneri”. Ora News siguron pamjet e zjarrit.

Viktima Lulzim Canaj ka qenë i vetëm në banesë kur kanë rënë flakët.

Policia: Evakuam banoret

Policia thotë se "ka bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve, ku dy prej tyre u është dhënë ndihmë mjekësore pasi ishin asfiksuar nga tymi".

"Nga zjarri i rënë si pasojë e asfiksisë dhe djegies ka ndërruar jetë shtetasi L. C., rreth 60 vjeç i cili jetonte i vetëm në banesën ku ra zjarri", sqaron policia në njoftimin zyrtar.

Banoret: Zjarrfikesit erdhen me vonese, u larguam vete

Por një version të kundërt kanë fqinjet.  Ata kanë denoncuar për Ora News se zjarrfikësja ka mbërritur gati 40 minuta me vonesë dhe se banorët janë evakuar vetë.

Fqinjët i kanë treguar gazetares së Ora News, Nertila Dosti, se burri 63 vjeçar ishte i divorcuar dhe prind i një fëmijë. Ai vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe kishte raste kur konsumonte alkool më shumë se duhej dhe në momente të tilla madje ishte shprehur dhe: se do ia vinte zjarrin shtëpisë.

Në momentin kur është gjetur nga policia ai ka qenë i ulur në një karrige pranë derës. 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit të flakëve,ndërsa janë dy pista hetimi:  Dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar në mënyrë aksidentale nga një cigare e ndezur nga 63 vjeçari ose vetë ai mund ti ketë vënë zjarrin qëllimisht apartamentit. 

Godina ku jetonte Lulzim Canaj ka qenë dikur konvikt tashmë është privatizuar dhe në të jetojnë 60 familje.



EMISIONET