Një shtëpi private u shkrumbua këtë mëngjes në Shkodër pasi u përfshi nga zjarri dhe më pas shpërtheu një bombul që përdoret për gatim.

Fatmirësisht në momentin e rënies së zjarrit askush nuk ishte brenda në banesë ndërsa dy fëmijë sapo ishin nisur në shkollë.

Zjarri dyshohet se është shkaktuar nga ndonjë pakujdesi e zonjës së shtëpisë e cila mund të ketë harruar pajisje elektrike në punë.

Por ajo që i ka dhënë përmasa më të mëdha ngjarjes ka qenë shpërthimi i bombulës së gazit pas zjarrit në banesë

Për të vënë flakët nën kontroll u nevojitën tre zjarrfikesë

Dëmet materiale ishin të mëdha, pasi zjarri përfshiu të gjitha dhomat e banesës që rezulton se ishte marrë me qira nga një grua.

Policia e Shkodrës paraprakisht tha se po punon për sqarimin e shkaqeve të zjarrit që shkrumboi banesën.

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

/Ora News.tv/