Foto brenda takimit informal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor në Durrës

Komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn publikon foto nga takimi informal i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Durrës.


Ja çfarë shkruan Hahn para takimit në Durrës

Në një postim në Twitter Hahn shkruan: Takimi i liderëve të sotëm në Durrës shton dinamikën pozitive që kemi dëshmuar gjatë muajve të fundit në lidhje me perspektivën europiane dhe Ballkanin  Perëndimor. Zona rajonale ekonomike do të nxisë rritjen ekonomike, vendet e punës dhe prosperitetin e rajonit përgjatë rrugës për anëtarësimin në #EU



Komisioneri për zgjerim i BE, Johannes Hahn shkruan se mezi pret takimin informla të liderëve të Ballkanit Perëndimor në Durrës.

Takimi ka të bëjë me bashkëpunimin ekonomik rajonal dhe është dëshmi e mëtejshme e angazhimit tonë të fuqishëm me rajonin e Ballkanit Perëndimor.



Takimi nisi në ambientet e vilës qeveritare në Durrës, me ceremoninë e pritjes nga kryeministri Edi Rama. Në orën 12:15 minuta do të ketë konferencë për shtyp e kryeministrit Rama, Komisionerit Hahn dhe Kryeministrave pjesëmarrës. 

EMISIONET