Shkrimtari rus Maksim Osipov vjen me librin e parë në shqip me tregime dhe novela "Klithmat e Zogut të Shtëpisë", i përkthyer nga Myzejen Shapllo.

I krahasuar si Çehovi modern, Osipov shprehet kritik ndaj politikës në rusi, madje e krahason Presidentin rus Vladimir Putin me një nga personazhet e tij që është pacient i sëmurë mendor, tek tregimi "Në qytezën e përjetësisë".

"Në shumë tregimi është presidenti im i pandryshueshëm,  ndërsa "Në qytetin e përjetësisë"  personazhi një i sëmurë mendor që fillon e fantazon për të bombarduar një qytezë që është e braktisur nga të gjithë", tha Osipov.

Me profesion kardiolog, por përmes fjalëve të thjeshta dhe të vërteta në prozat e shkurtëra është bazuar në ngjarje të vërteta.

"Përderisa politika ndërhyn kudo është e pamundur që të mos përfshihet çdokush. Shqipëria pas shkëputjes nga komunizmi ka bërë disa hapa progresivë, ndërsa në Rusi mendimi i lirë po cungohet çdo ditë e më shumë", u shpreh Osipov.

Osipov autor i shumë eseve, tregimeve të shkurtra, pjesëve teatrale dhe romaneve. Literaturën e tij, të përkthyer në 14 gjuhë e kanë quajtur letërsi të vërtetë, në kohëra të tmerrshme.

/Ora News.tv/