Shkrimtari Kim Mehmeti sjell romanin autobiografik "Pusi"

Shkrimtari Kim Mehmeti sjell romanin autobiografik "Pusi"

Autori shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, vjen për lexuesin shqiptar me një vepër të re. "Pusi", një roman me elementë autobiografik vjen si botim i "Mapo Editions" dhe sjell edhe një herë autorin të fokusuar tek një temë e rëndësishme si­ç është ajo e identitetit. Kim Mehmeti, gjithashtu do të jetë kryetari i jurisë së edicionit të IV-t të  ­çmimit letrar "Kadare" që do të shpallet në fund të muajit Maj.

Kim Mehmeti:"Unë mirë kam kaluar edhe në hapësirën Maqedonase përsa i përket letërsisë edhe në atë serbe nëse doni. Më kanë ­çmuar, më kanë botuar. Mirëpo, unë kam ndjerë nevojën të jem në peshoren e Tiranës dhe le  të jetë ajo edhe 2 gramë. Më mirë 2gr në Tiranë, se 2 kg kudo qoftë tjetër. 

Sipas drejtores së "UET Press", Alda Bardhyli, Kim Mehmeti sjell një kontribut në kujtesë dhe identitet.

Alda Bardhyli:"Për një vend si Maqedonia, ashtu si të gjitha vendet e Ish-Jugosllavisë, nuk e kanë mbyllur ende pro­çesin e rishkrimit apo ndërtimit të kujtesës dhe ky roman jep një kontribut në këtë drejtim."

Vetë autori tha se është nga ata shkrimtarë që e do Tiranën dhe se prej vitit 2002 nuk shkruan më në gjuhën maqedonase.

Kim Mehmeti:"Unë e di që ne periferitë jemi të rëndësishëm, se një periferi e ushqen me gjak të freskët qendrën. Mirëpo qendra ëshët ajo që mund ta bëjë veprën shqiptare dhe aty do jenë peshoret e shqiptarisë. Në jetë jam munduar që të gjitha t'i ruaj, mirëpo ajo që të mat si njeri jeni ju shqiptarë. Pas asaj mund të të masin peshore të tjera."

EMISIONET