Novelisti izraelit, Amos Oz ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare pasi humbi betejën me kancerin.

Lajmin e konfirmoi vajza e tij Fania Oz- Salzberger nëpërmjet një postimi në Tëitter, ku shkruajti: Faleminderit për të gjithë ata që e kanë dashur”.

Amos është autor i 18 librave dhe qindra artikujve për gazetat në mbarë botën, por suksesin më të madh e arriti me novelat “Black Box”, “In the Land of Israel” dhe “A Tale of Love and Darkness”.

Veprat e shkrimtarit janë botuar në 45 gjuhë në 47 vende të botës, si dhe ka marrë shumë vlerësime e çmime.

/Ora News.tv/