PS ka nisur procedurat per shkarkimin e kreut te KQZ Klement Zgurit, por kjo është shkresa që rrëzon pretendimin e socialistëve. 

Mazhoranca pretendon se anetaret e KQZ nuk janë vënë në dijeni per dokumentacionin e prokurorise ne lidhje me kryebashkiakun e PD Agron Kapllanaj. 

Por kjo shkresë tregon se dokumenti i Prokurorisë për Kapllanajn është protokolluar dhe u është shpërndarë anëtarëve të KQZ.

Materialet nga Prokuroria kanë mbëritur në datën 16 tetor në KQZ dhe janë protokolluar më 17 tetor.

Në shkresën sqaruese të Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, dërguar anëtarit Hysen Osmanaj, thuhet se “në datë 17.10.2017 është bërë nxjerrja e këtyre shkresave nga zyra e Kryetarit të KQZ-së dhe po në datën 17.10.2017, është bërë dorëzimi për anëtarët e KQZ-së, tek sekretarja Elna Dai, e cila ka nënshkruar në regjistrin përkatës për marrjen në dorëzim të këtyre shkresave me numër kopje gjashtë”.

/Ora News.tv/