Deputetja e PD, Dhurata Çupi dhe zv/ministri Artan Shkreli kanë debatuar në lidhje me atë që ka deklaruar kryeministri Rama për pamjet e publikuara në emisionin italian “La Iene” për Bulqizën. Çupi deklaroi se Rama tha se ato janë pamje të montuara, ndësa Shkreli, duke iu drejtuar deputetes i thotë se është manipulatore, pasi Rama nuk ka deklaruar të njëjtën gjë.

Pjesë nga debati

Çupi: Unë nuk mendoj që kryeministri e ka seriozisht që ato pamje janë të montuara. Ai e di shumë mirë që filmimi është kryer në datën 13 dhe janë reale

Shkreli: Ju zonjë qenkeni shumë manipulatore

Çupi: Je mësuar të flasësh me ato stafet e tua, me mua kujdes kur të flasësh

Shkreli: Po po, kam kujdes kur flas. Në momentin kur ju vini në gojën e kryeministrit dicka që nuk e ka nxjerrë nga goja..

Çupi: Çfarë thashë?

Shkreli: Ju thatë që ai thotë që janë pamje të montuara

Çupi: Ashtu thotë

Shkreli: Jo, ka thënë që pamjet janë të vjetra

/Ora News.tv/