Përmbytje/ Evakuohen 23 persona te bllokuar në Valias, mes tyre fëmijë e zjarrfikësit

Ora 23: 18 Ministria e Mbrojjtes konfirmon se jane evakuar edhe 10 banore te tjerë ne Valias dhe po i transportojne tek te afermit e tyre

Nderkohe ne ora 22: 10 Forcat e Armatosura evakuuan 10 banorë te Valiasit si dhe 3 zjarrfikësit që kishin shkuar në ndihmtë të banorëve, por që edhe ata ishin bllokuar. 

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se mes te evakuuarve ishin dhe 5 fëmijë si dhe 3 zjarrfikësit ndërsa nuk ka qenë e mundur largimi i mjetit zjarrfikës

Komiteti i Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave pranë Kryeministrit informoi ne mbremje se janë përmbytur 10 banesa në Kamëz. 

10 personat e evakuuar u dërguan për strehim ne komanden e Forces Tokesore ne Zall Herr. Ata janë akomoduar ne qendren shendetesore. 


Lajmi i ores 21: 13

Një zjarrfikëse është bllokuar në zonën e Kodër Kamzës në një thellësi prej 1.5 metër me ujë. 

Mësohet se zjarrfikësja kishte shkuar për të evakuuar 10 banorë, pesë prej të cilëve ishin fëmijë. Në lidhje me këtë situatë është njoftuar prefektuara dhe ushtria për ti shkuar në ndihmë.

Ndërkohë efektivët e Forcës Tokësore me dy mjete të kalueshmërisë së lartë është nisur drejt valiasit për të bërë evakuimin e disa banorëve.

Edhe Shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura, Bardhyl Kollçaklu eshte nisur drejt Valiasit.


EMISIONET