Një gjysh, testikujt e të cilit "shpërthyen" pasi kishte kontraktuar një formë të rrallë të Salmonelës, thotë se jeta e tij ka ndryshuar plotësisht. 59-vjeçari kapi sëmundjen gjatë një udhëtimi në Tunizi.

David Worsley ishte në pushime me gruan e tij Joanne në Tunizi, kur ra në kontakt me salmonelën afrikane, potencialisht sëmundje vdekjeprurëse.

Ai kaloi disa ditë në një spital lokal, por pas kthimit në Britani të Madhe ai u ndje aq i sëmurë saqë për disa javë nuk futi asgjë në stomak, duke i shkaktuar humbjen e 19 kg nga pesha e tij.

Por situata u përkeqësua kur Worsley filloi të ndiente një dhimbje "tronditëse" në organet gjenitale, dhe testikujt filluan të fryhen përpara se të "shpërthenin si një vullkan".

"U zgjova rreth orës 5 me dhimbjen më trishtuese në testikulin tim të majtë. Unë mezi lëvizja dhe isha në agoni ", tha ai, sipas Bolton News.

Në dhjetë ditë, presioni vazhdoi të rritje saqë organet u zhvilluan në madhësinë e një grejpfruti.

Më vonë, ai u kthye në spital për një ndërhyrje me ultratingull. Mjeku i tha atij se "kurrë nuk kishte parë ndonjë rast të tillë në karrierën 20 vjeçare".

Pas kthimit në shtëpi, burrit i ndodhi shpërthimi duke i shkaktuar rrjedhje të vazhdueshme.

"Ajo rrodhi aq shumë sa që më duhej të merrja një nga pelenat e nipërve dhe ta vendosja rreth tij për të ndalur rrjedhën."

/Ora News.tv/