Shkon në 73 numri i të vdekurve nga shpërthimi i tubacionit të naftës në Meksikë

Shpërthimi i tubacionit të naftës në Meksikën qendrore ka lënë të paktën 73 të vdekur. Lajmi u konfirmua nga në një konferencë shtypi në Mexico City, guvernatori i shtetit të Hidalgo, Omar Fayad.

Ndërsa raportohen 74 persona të plagosur, 7 prej tyre nën moshën 18 vjeçare dhe një në moshën 12-vjeçare.

Shpërthimi ndodhi nga rrjedhja e në tubacioni e naftës.

Alejandro Gertz Manero, prokurori i përgjithshëm i Meksikës, tha të shtunën në mbrëmje se hetimet kanë nisur, por që paraprakisht mendohet se elektriciteti statik nga veshja e njerëzve rreth tubacionit mund të ketë shkaktuar shpërthimin.

Ai shtoi se një numër i madh njerëzish ishin rreth tubacionit, disa prej të cilëve kishin veshur rroba të bëra me fibra sintetikë që mund të "gjeneronin reaksione elektrike".

Paraprakisht nuk ka asnjë të arrestuar dhe dëshmitarët do intervistohen të dielën. Zjarri nga shpërthimi i është shuar.


EMISIONET