Denoncimi i drejtorit: Shkollës “Pashko Vasa” në Shkodër i është ndërruar brava
Ora 19:00 SHKODËR
Drejtori i Shkollës “Pashko Vasa” në Shkodër ka denoncuar ndërrimin e bravës të derës hyrëse të këtij institucioni.
Për RTV Ora, drejtori i shkollës. Zt.Dritan Gega tha se persona të paidentifikuar kanë ndërruar bravën e shkollës.
“Jam drejtori institucionit shkollor dhe kam me procesverbal cdo gjë brenda institucionit. Kam të drejtë të hyj të kryej veprimet e mia. Unë tani shkollën e kam të mbyllur. Kanë ardhur, kanë grabitur dhe kanë dhunuar institucionin. Do të mbajnë përgjegjësinë ata që e kanë bërë. Brava është ndërruar natën dhe vjedhtas”
