Një fëmijë 12 vjeç mbetet në gjendje të rëndë pasi të martën një makinë e përplasi përpara shkollës së Mengëlit në Elbasan.

Shkolla 9 vjeçare është buzë rrugës nacionale Elbasan-Librazhd, por aty nuk ka asnjë sinjalistikë orientuese dhe paralajmëruese për praninë e fëmijëve.

Kur dalin nga oborri i shkollës, nxënësit përfundojnë direkt në rrugë. Aty nuk ka mbi apo nën kalim, për pasojë aksidentet me nxënësit e shkollës ndër vite nuk kanë munguar.

Ndaj gjyshërit apo një nga prindërit e Mëngelit gjithmonë ka detyrë të sjellë dhe të marrë fëmijën nga Shkolla.

Banor: "E marr djalin për dore e sjell këtu dhe kalojmë rrugën bashkë."

Barrierat anësore dhe mungesa e ndriçimit është një tjetër shkak për aksidente

Banor: "Nuk ka fare as drita, as viza të bardha e as trotuare."

I njëjti rrezik është për të gjithë ata që jetojnë në fshatrat përgjatë rrugës Elbasan-Librazhd.

/Ora News.tv/