Ëndrra më e madhe e një çifti të ri është shndërruar në makth, pasi agjenti i tyre i udhëtimit rezervoi fluturimet për kthimin në shtëpi në shtetin e gabuar.

Devon Kilkelly, 21-vjeç dhe Tomas Woodford Webb, 20 vjeç nga Zelanda e Re, rezervuan udhëtimin e tyre përmes STA Travel.

Çifti ndoqi itinerarin derisa arritën në aeroportin e Zambias në ditën e fundit të udhëtimit të tyre, pasi vizituan ujëvarën e famshme të "Viktoria Falls".

Pikërisht, këtu nisi tmerri për ta pasi rezervimi i fluturimit nuk ishte bërë në Zambia, por në Zimbabve jo pak por mbi 600 km larg.

"Thjesht nuk mund ta besonim dhe ne thjesht nuk dinim çfarë të bënim", tha Kilkelly duke u shfaqur në Fair Go.

Për të shkuar dy orë larg në Zimbave, çifti humbi fluturimin për në shtëpi.

Bllokuar në aeroport dhe pa para në xhep, zemërimi i çiftit shpejt u kthye në frikë.

Ndërsa bankomatët atje nuk kishin dollarë, ata nuk mund të paguanin as taksist.

"Kartat tona sim për Zambian nuk funksionuan në Zimbabve dhe ne ishim 100% të mbërthyer", tha vajza.

Udhërrëfyesi Smart Traveller paralajmëron udhëtarët për kujdes të lartë në Zimbabve për shkak të rreziqeve nga grupet kriminale dhe trazirave civile.

"Ishte një ndjenjë e tmerrshme dhe ishim jashtëzakonisht të braktisur nga kompania jonë e udhëtimit", shtoi ajo.

Pas disa përpjekjeve të dështuara për të kaluar nëpër stacionin e ndihmës 24-orëshe të STA-së, ata u detyruan të paguanin më shumë se 5000 dollarë për fluturimet e reja për në shtëpi.

Zonja Kilkelly kishte kërkuar të fluturojë nga Zambia në mënyrë që ajo të mund të vizitonte "Victoria Falls" me prindërit e saj.

Pasi STA u kontaktua nga Fair Go, ata ranë dakord për të rimbursuar çiftin për fluturimet e tyre, shpenzimet dhe madje edhe taksat e tyre të udhëtimit, para të cilat Devon ka premtuar t'i japë për bamirësi në kopshtin e fëmijëve në Malavi.


/Ora News.tv/