Një person i cili hyri në një shtëpi të braktisur për të tymosur kanabis gjeti një tigër brenda.

Policia në Houston, Texas, tha se kur personi i telefonoi për ti treguar atë që kishte parë, menduan se kishte halucinacione.

Por kur ata mbërritën në shtëpinë e braktisur u habitën kur panë një tigër të madh, të mbyllur në një kafaz të ngushtë në garazh.

Pranë kafshës u gjet një pako me mish, por në shtëpi nuk jetonte askush.

Zyrtarët thanë për mediat lokale se do të hetojnë për rastin dhe për tigrin që e kishin neglizhuar totalisht.

Pavarësisht se ishte i qetë për gjendjen që kishte përjetuar, tigri duhej të qetësohej në mënyrë që oficerët e shpëtimit të kafshëve ta nxirrnin jashtë shtëpisë në mënyrë të sigurt.

/Ora News.tv/