Më e keqja ka kaluar për  Shkodrën e cila u godit nga përmbytjet gjatë muajit mars, megjithatë mbi  1645 ha tokë vijojnë të mbeten nën ujë.

Bashkia Shkodër bën me dije se nevojiten ndihma ushqimore dhe furnizim me ujë për banorët që vijojnë të mbeten të rrethuar nga uji. Nevojitet gjithashtu bazë ushqimore për bagëtitë.

Bashkia Shkodër ka bërë të mundur rivënien në punë të pompave të Ujësjellësit në Dajç , stacionin e ujësjellësit Oblika 2 , stacionin e ujësjellësit në Trush e Bërdicë dhe po punohet tek Oblika 1 (megjithëse akoma ka prezencë uji).

Bashkia Shkodër gjithashtu ka bërë dezinfektimin e 2 shkollave në njësinë administrative të Dajçit pas largimit të ujit, në shkollën e Dajçit dhe atë të Samrishtit.

Grupet e punës të përbashkëta të specialistëve të Bashkisë Shkodër  dhe Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë vazhdojnë proçesin e dezifektimit të vendqëndrimeve të gjësë së gjallë.

Deri më tani janë dezifektuar në total 5350 m2 sipërfaqe vendqëndrimesh të gjësë së gjallë në zonat ku uji është tërhequr .

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

Sipërfaqe të përmbytura

Njësia Administrative Dajç: 500 ha.

Njësia Administrative Ana e Malit: 1000 ha.

Njësia Administrative Bërdicë: 50 ha.

Njësia Administrative Rrethina: 50 ha.

Qyteti Shkodër: 45 ha(Livadhe).

Shtëpi të rrethuara nga uji: 170 shtëpi.

Njësia Administrative Ana e Malit: 150 shtëpi.

Njësia Administrative Rrethina: 10 shtëpi.

Qyteti Shkodër: 10 shtëpi (Livadhe).

Nevojat për mbështetjen e banorëve në zonat e prekura për ushqime dhe ujë të pishëm janë:

Njësia Administrative Dajç: 400 pako ushqimore dhe 1200 bidona(5 litër)

Njësia Administrative Ana e Malit: 400 pako ushqimore dhe 1000 bidona(5 litër)

Njësia Administrative Bërdicë: 250 pako ushqimore dhe 1000 bidona(5 litër)

Njësia Administrative Rrethina: 150 pako ushqimore dhe 1000 bidona(5 litër)

Qyteti Shkodër : 20 pako ushqimore dhe 500 bidona(5 litër)

Nevojat për bazë ushqimore(koncentrat + bar i thatë) : 75 koncentrat dhe 90 bar i thatë.

Njësia Administrative Dajç: 20 t koncentrat + 30 bar i thatë

Njësia Administrative Ana e Malit: 20 t koncentrat + 20 bar i thatë

Njësia Administrative Bërdicë: 15 t koncentrat + 20 bar i thatë

Njësia Administrative Rrethina + Qyteti Shkodër(Livadhe) : 20 t koncentrat + 20 bar i thatë



/Ora News.tv/