Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve, Arben Shkodra, i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se shteti shqiptar nuk e di se kush prodhon dhe sa prodhohet në vend, duke kërkuar vëmendje të veçantë për prodhimet "Made in Albania".

Shkodra: Me çfarë produkti do garojmë ne në rajon dhe në botë? Me markën tonë. Shteti jonë e di se kush prodhon? Sa prodhon? Ku e çon? Në mënyrë absolute jo! Ne nuk kemi një databazë të prodhimit shqiptar. Ne nuk mund të bëjmë politika po nuk patëm një databazë.

Kursi i këmbimit jo domosdoshmërish i prish punë një prodhuesi, sepse një që e merr lëndën bazë nga jashtë përfiton, por bima medicinale e pëson, sepse e marrin lëndën e parë këtu dhe duhet ta shesin në tregun ndërkombëtar. Tulla, absolutisht po! Çimentoja, absolutisht po!

Industria fason me cikël të mbyllur goditet. Ka një dëm prej 20 mijë euro në muaj vetëm nga kursi i këmbimit.

Në buxhetin e shtetit do të doja të kishte një angazhim eksplicid për "Made in Albania". E para duhet ta ketë të markuar dhe me një vendim qeverie duhet të çdo produkt që i përket Made in Albania 100% duhet të shihet ndryshe. Nëse ne duam të flasim realisht për prodhimin vendas. Ne kemi mallra që shkojnë Singapor.

/Ora News.tv/