Opozita protesta në Shkodër, Korçë e Gjirokastër: Ti kthejmë rinisë shpresën

Opozita protesta në Shkodër, Korçë e Gjirokastër: Ti

Opozita ka vijuar edhe sot me protestat në të gjithë vendin. Në Gjiroktër kryetari i PD Lulzim Basha, theksoi se shqiptarët do ti japin fund sistemit të kalbur të mazhorancës socialiste, teksa shtoi se opozita do të vijë në pushtet përmes votës dhe vizionit.

Nga ana tjetër kryetarja e LSI në takimin e zhvilluar në Korçë theksoi se fundi i Ramës do të jetë si e diktatorëve

Lideri i opozitës Lulzim Basha, ka vijuar takimet me qytetarët në rrethe, duke i ftuar të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit në Tiranë.

Në Gjirokastër ai e ka cilësuar mazhorancën qeverisëse të kalbur që sipas tij ka marrë peng të ardhmen e shqiptarëve.

Basha: Pa përmbysur këtë sistem vendi nuk ka të ardhme, pa përmbysur këtë sistem nuk do të ecim dot para në rrugën e futjes së Shqipërisë në Evropë. Ky sistem duhet përmbysur me çdo kusht dhe çdo çmim.

Lideri i opozitës u shpreh se PD nuk do të vijë në pushtet nga protestat, por përmes votës dhe vizionit të saj.

Basha: Në 16 shkurt nuk ju kërkoj të vini aty për të sjellë PD në pushtet. PD do të vijë në pushtet me votën e qytetarëve shqiptarë.

Protestat e organizuara prej opozitës janë zhvilluar këtë të dielë nga veriu në jug

Qytetarët e Shkodrës, Dibrës, Korcës, Gjirokastrës dhe Tepelenës, protestuan kundër gjendjes së vështirë ekonomike në vend, varfërisë, papunësisë dhe largimit në masë të të rinjve.

Edhe kryetarja e LSI Monika Kryekadhi ka vijuar me takimet në rrethe. Në korccë ajo ka paralajmëruar kryeministrin Rama se do të ketë të njëjtin fat me diktatorët.

Kryemadhi: Kush kërkon të grabisë të ardhmen e shqiptarëve do të ketë fundin më të tmerrshëm që ka pasur çdo diktator.

Një ditë më parë, edhe kryeministri Edi Rama zhvilloi takimet me qytetarët e Korçës.


EMISIONET