Sekretari i Përgjithshëm i Prodhuesve, Arben Shkodra i ftuar në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora u shpreh se shkollat profesionale nxjerrin në treg shumë profesionistë, por ata fluturojnë jashtë në kërkim të mundësive më të mira.

Shkodra: Shkollat profesionale kualifikojnë, por më të mirët nuk rrinë këtu. Fluturojnë jashtë. Ne edhe mund të kualifikojmë një 5,7 që janë të mirë, por ai nuk qëndron këtu. Shkollat profesionale përshembull që janë të financuara nga donatorë i bëjën edhe kursin e gjermanishtes, i bëjnë edhe një indakshën për Gjermaninë dhe janë të gatshëm për të shkuar në vende të tjera. Në 20 mijë veta që kanë shkollat profesionale, sa nga këta njerëz janë punësuar dhe nëse janë punësuar sa ka zgjatur punësimi.

/Ora News.tv/