Shkodra përkujton 38 martirët e kishës në 2 vjetorin e lumturimit

Shkodra përkujton 38 martirët e kishës në 2 vjetorin e

Mes dëshmive rrënqethëse, si vetë jeta plot vuajtje që kaluan deri ditën e ekzekutimit nga regjimi komunist, në Shkodër u përkujtuan martirët e Kishës Katolike Shqiptare.

Në nder të tyre, të rinjtë që sot kanë të drejtën e Besimit në Zot, kanë interpretuar poezi.

"Arrestimin e pranova si gjë krejt normale dhe kështu filloi vuajtja ime në kalvar".

Në 2 vjetorin e lumturimit të tyre nga Papa Françesku, u zgjodh kjo formë për të rikujtuar atë dëshmi të gjallë të fesë dhe atdhedashurisë, që lanë 38 martirët, sot të lumë.

Bledar Huba: Kemi nevojë të gjithë, të vegjël dhe të mëdhenj, të dimë kush janë ata që na kanë  udhëheq, martirët tanë. Ne jemi xhuxha në shpatullat e gjigantëve.

Për mbi 1 orë kjo mbrëmje poetike, e ndërthurur me video të dëshmive të protagoniste të asaj periudhe të errët, u ndoq nga dhjetra të rinj dhe familjarë të tyre.

38 martirët e kishës katolike u shpallën të lumë më 5 nëntor 2016, me dekret të Papa Françeskut.

EMISIONET