Shkodra me 5 mijë ha nën ujë dhe qindra banesa të izoluara, nevoja për ujë dhe ushqime

Shkon në 5 mijë ha sipërfaqja e tokës së përmbytur në Shkodër, ndërkohë që qindra shtëpi vijojnë të mbeten të izoluara nga uji. Kërkohet ndërhyrje emergjente në disa argjinatura, ndërsa prezenca disa ditore e ujit ka dëmtuar rëndë disa rrugë ku nevojiten tabela orientuese për të mundësuar qarkullimin. Gjithashtu raportohet për prezencë uji në disa shkolla.

Një problem tjetër mbetet furnizimi me ujë të pijshëm, shumica e  Ujësjellësave të zonës së Nën-Shkodrës janë jashtë funksionit. Sa i takon energjise elektrike, raportohet për disa shtylla elektrike të rrëzuara ku kërkohet ndërhyrja e OSHEE.

Situata sipas njësive administrative, 22 mars 2018

Në njësinë administrative Dajç janë 1750 ha tokë e përmbytur. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit, Shirqit dhe Darragjatit. Rruga Shirq- Darragjat , rruga Belaj- Pentar, Rruga Bishti i Qarrit dhe Urrela jane te bllokuara. Ne disa shkolla ne ambientet e brendshme te shkolles ka prezence uji. 

Kane rene disa shtylla te energjise elektrike ne rrugen e Dajçit. Kerkojme nga OSHEE nderhyrje emergjente duke marre masat perkatese.  Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin. Jane mbi 300 shtepi te rrethuara nga uji. Kerkohet furnizim me uje te pishem per banoret. 

Njësia Administrative Ana e Malit ka 1300 ha tokë të përmbytur.Ujesjellesi Oblika 1 dhe Oblika 2 jane jashte funskionit. Kerkohet furnizimi me uje te pijshem per banoret dhe nevojiten çizme te gjata per banoret. Lagjia Gorice eshte totalisht e izoluar. Jane 177 shtepi te rrethuara nga uji , 150 ne Obot dhe 27 ne Gorice.

Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 1280 ha tokë e përmbytur. Stacioni i pompave te Ujesjellesit ne Trush si pasoje e permbytjeve eshte jashte funksionit. Jane 100 shtepi te rrethuara nga uji.

Në njësinë administrative Velipojë janë të përmbytura mbi 410 Ha tokë.  Në fshatin Luarz del uji nën argjinaturë. Ndersa ne ate te Çasit paraqiten shume probleme.Kerkohet nderhyrje emergjente. Rruga nacionale eshte e pakalueshme. Fshati Luarz eshte pa energji elektrike.Paraqitet shume e nevojshme vendosja e shenjave orientuese ne rruge per te bere te mundur kalimin.

Në njësinë administrative Rrethina janë të përmbytura 70 Ha tokë. Në zonën e Livadheve (Nj.ad.Rrethina) janë 17 shtëpi të rrethuara nga uji. Në 3 shtëpi ka hyre uji brenda.

Në njësinë administrative Gur i Zi vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës. Paraqitet shume problematike kjo dukuri pasi mund te rrezikohet argjinatura. 

Qyteti Shkodër: Në zonën e Livadheve janë të përmbytura 135 ha. Në këtë rrugë ndodhen mbi 70 shtëpi me prezencë uji afër oborreve të tyre. Me shume veshtiresi kalohet me makine ushtrie , ndersa ne disa zona kalimi behet i mundur vetem me varke. Në lagjen Ajasëm janë rreth 3ha tokë e mbuluar nga uji. Në 13 banesa ka prezencë uji. Bashkia Shkoder ka bere evakuime te banoreve dhe gjese se gjalle kur jane paraqitur nevoja. Ne kete moment jane 69 persona te akomoduar ne konvikt. Gjithashtu Bashkia Shkoder ka bere te mundur edhe levizjen e banoreve dhe akomodimin e tyre tek te afermit e tyre. 

Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara. Nevojat për bazë ushqimore afatgjatë, për blegtorinë, në zonat e përmbytura janë Imediate dhe paraqiten si më poshtë:

1.    Koncentrat  110t

2.    Bar i thatë   50 t 

Sipas Bashkisë, baza ushqimore e ardhur nuk eshte e duhura(ka ardhur elb). 

Nga ana tjetër, duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit. 


(Ne foto: Pedonalja e Shkodres, prane Ures se Bunes. Foto: Musa Kurtulaj)

 


EMISIONET