Me një repertor të përzgjedhur prej 9 perlash të këngës qytetare Shkodrane dhe mes një ndërthurje të këngëtareve me emer dhe talenteve të reja, grupi i Shkodres do të marrë pjesë në edicionin e 14 të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare në Elbasan. “Vashës Bukur”, “S’ka më të bukur se pranvera”, “Jar për mu paska ken kismet”, Këngë për Dedë Gjo Lulin” etj janë disa prej pjesëve të përzgjedhura për interpretim në këtë kompeticion ku marrin pjesë 12 grupe nga Shqipëria dhe mysafir nga trevat Shqip-folëse. Të mësuar me çmime, ku edhe një vit më parë sollën trofe jo vetem si artiste por edhe grup, Shkodra edhe këtë herë synon përfaqësim dinjitoz e me të tjera arritje. Grupi i Shkodres përfaqësohet sivjet me zërat brilant të Mukades Çangës, Orjeta Kelaj, Leonora Lucës, Ilsi Ademit, Leonard Gugës, Adelina Correj etj. /Oranews.tv/

/Ora News.tv/