“Turbo Show”, ishte shfaqja që rikthye në skenën e Teatrit Migjeni të Shkodrës, mjeshtrin e madh, Sander Ruçi që prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Materiale të përgatitura me kujdes , tema të jetës së përditshme, por edhe fenomeneve e ngjarjeve që të gjithë i kemi perjetuar erdhen të përpunuara me finese nga aktori dhe regjisori.

Mes tyre spikati rrugëtimi drejt Europës që vijon të bëjë shqipëria, LGBTI dhe perceptimi i tyre nga shoqëria, apo tema më e nxehtë për qytetin e tij, rënia e Vllaznisë nga Superliga, që u soll në bashkëpunim me mjeshtren e madhe Zyliha Miloti.

I emocionuar, aktori nuk rresht së falenderuari publikun që përherë e ka mbështetur dhe vijon t’i ja frymëzimin për të sjellë të tjera shfaqje.

Sandër Ruçi: "Jam shumë i lumtur, publiku reagoi në mënyrë të kulturuar, aty ku duhej. Ky reagim krijon sadisfaksion. Edhe pse shfaqja ishte dy orë nuk jam lodhur."

Krah tij në këtë natë nuk munguan edhe emrat e tjerë të humorit dhe muzikës si Bujar Qamili, Ketlin Pjalmi, Niki Mjeda, Nexho Shabani etj.

Sandër Ruçi: "Shkodrani e ka afeksion, sportin dhe artin e ka si fe."

Shfaqja do të jepet edhe mbrëmjen e sotme në teatrin Migjeni.

/Ora News.tv/