Një shpërthim i fuqishëm tronditi Shkodrën mbrëmjen e së martës, 13 shkurt 2018.

Persona ende të paidentifikuar vendosen një sasi tritoli në një garazh në lagjen "Tophanë", duke shkaktuar fatmirësisht vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerez. Lenda plasëse u vendos tek qepena kryesore e garazhit të banesës tre katëshe në pronësi të shtetasit Sadetin K 62 vjeç.

 Familjarët kur kanë degjuar shpërthimin kanë shpejtuar të njoftojnë policinë dhe kanë dalë jashtë baneses, por nuk kanë arritur të konstatojnë njeri. Autorët janë larguar në drejtim të paditur me shpejtësi ndërsa policia që mbërriti në vendngjarje nisi menjeherë hetimet. 

Në pyetje janë marrë anëtarët e familjes ndërsa janë ngritur disa pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorëve pasi mendohet që kanë qënë më shumë se 2 persona. 

Deri më tani janë 8 shtetas të shoqëruar në komisariatin e Shkodrës të cilët po pyeten për shpërthimin.

Burime nga policia bejnë me dije se në daljet e rrugës ku ka ndodhur ngjarja janë disa kamera sigurie që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe vënien para përgjegjesise te autorëve.

 Zyrtarisht policia deklaron se e di motivin e vendosjes së lëndës plasëse, duke sqaruar se shkak janë konfliktet për shkak të borxheve që shtetasi F. K, djali i të zotit të shtëpisë u ka personave të tjerë. Ky është shperthimi i dyte me tritol për këtë vit në Shkoder, ku i pari la 8 të plagosur, ndërsa ky i fundit u mbyll fatmirësisht vetem me deme materiale.

/Ora News.tv/