Kanë përfunduar në dyert e gjykatës, pas ndalimit nga policia. Akuza ndaj tyre është ajo e ‘Drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe një pjesë e tyre janë dënuar me 18 muaj shërbim prove. Por arsyeja e daljes në protestë të komunitetit rom dhe egjyptian në Shkoder janë çiklomotorrët, të cilët policia ju a ka sekuestruar. Prej 20 ditësh sipas tyre, ata janë të papunë dhe pa të ardhura për të mbajtur familjet. Kërkojnë të lejohen të lëvizin me to, qoftë edhe me orar të kufizuar, pasi vetëm përmes grumbullimit të hekurit, arrijnë të fitojnë para për të mbajtur familjen.

Në prefekturën e Shkodres kërkuan një takim me prefektin, por askush nuk i priti. E njëjta gjë ju ndodhi edhe në dyert e bashkisë, ndërsa kërkesa e tyre është minimale. Nuk janë përfitues as të ndihmës ekonomike dhe as të punësimit, ndërsa për të lypur në rrugë, u tremben aksioneve të shërbimit social. Thonë se nuk duan të jenë të kontigjent i krimit, prandaj apelojnë që shteti tu vijë në ndihmë.

Drejtori i policisë Vehbi Bushati, pas një takimi me vendorët pa praninë e mediave, u shpreh i prerë se çiklomotorrët nuk do të lejohen të dalin në rrugë, por nga ana tjetër garantoj një zgjidhje për këtë komunitet, por pa dhënë detaje.

Bllokimi i këtyre mjeteve në rrugët e Shkodres ka ndodhur gjatë një aksioni policor të nisur 3 javë më parë. Shkak sipas policisë është pasiguria që ato përcjellin në rrugë, duke u bërë burim aksidentesh.

/Ora News.tv/