Shkodër, plagoset me armë zjarri 36 vjeçari

Një 36 vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme (9 maj) në Shkodër, në rrethana ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grude e Re. I plagosuri është shtetasi Gjovalin Guri.

36-vjeçari ndodhet në spitalin rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

EMISIONET