Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e së hënës (12 shkurt 2018).

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku për pasojë ka mbetur i plagosur njëri prej shoferëve. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15 në unazën perendimore, në lagjen "Salo Halili" Shkodër.

"Mjeti tip Volkswagen AA920HX që drejtohej nga shtetasi me iniciale A. M. 39 vjeç është përplasur me mjetin tip Benz AA514FU me drejtues shtetasin A. G. 41 vjeç.

39 vjeçari, banues në lagjen Salo Halili ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër,"-raporton policia.

Drejtuesi mjetit tip Benz u shoqërua në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


/Ora News.tv/