Shkodër, pas 6 vitesh në detyrë jep dorëheqjen Drejtori i Tatimeve

Shkodër, pas 6 vitesh në detyrë jep dorëheqjen Drejtori i

Pas 6 vitesh në detyrë ka dhënë dorëheqjen Drejtori i Tatimeve në Shkodër, Hysen Hysaj.

Ai thotë se  Dorëheqja nga ky post është për arsye personale.

Hysen Hysaj: “Dje kam dhënë dorëheqjen si drejtor rajonal i Tatimeve të Shkodrës. Duke qenë se prej gati 6 vitesh kam qenë në krye të Tatimeve Shkodër falenderoj gjithë bizneset e qarkut Shkodër për një bashkëpunim të frytshëm.

Meqënëse kam një periudhë të gjatë këtu dorëheqja ka qenë vetëm për arsye personale si edhe duke parë që Drejtoria rajonale e Tatimeve Shkodër ka nevojë për energji të reja, pozitivitet dhe të eci përpara puna në sistemin fiskal të Shkodrës."

Hysaj i bëri thirrje tatimeve të mos i shohin bizneset si mënyrë për të mbushur arkën e shtetit por të bashkëpunojnë me ta.

Hysen Hysaj: "Nuk kam qenë perfekt në përmbushjen e të gjitha detyrave por them që pjesën më të madhe të asaj që kam kërkuar dhe jam munduar ta vë në zbatim në punën time të përditshme, them se ia kam arritur, por ka prap punë për të bërë.

Dhe bizneset të mos shihen vetëm për të nxjerrë përfitime për arkën e shtetit por të bashkëpunojnë dhe të qajnë hallet me ata duke qenë se kanë shumë probleme."

Gazetari: Do ju shohim në një pozicion të ri?

Hysen Hysaj: “Duhet të pushoj njëherë se e kam të nevojshme se kam vite që nuk kam bërë pushime sepse periudha e verës është aksion. Kështu do qetësohem njëherë.”

EMISIONET