Shkodër, pas sherrit ne shkollë, “sqarim ne thika” në lagje

Shkodër, pas sherrit ne shkollë, “sqarim ne thika” në

Zbardhet plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës  në lagjen “Vasil Shanto”. 

Policia e këtij qyteti informon se është arrestuar një adoleshent ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër si autorë të dyshuar të plagosjes së Kledis Smajlit.

Mësohet se mes autorëve dhe 16 vjeçarit sherri ka nisur në shkollë paraditen e djeshme ndërsa në mbrëmje janë takuar për tu sqaruar.

"Këto shtetas gjatë ditës së djeshme ishin konfliktuar me shtetasin K. S. në ambjentet e shkollës dhe më pas gjatë mbrëmjes kanë komunikuar me telefon dhe janë takuar në lagjen “Vasil Shanto”. Ata janë konfliktuar fizikisht e më pas shtetasi B. Gj. ka nxjerrë një mjet të fortë, me të cilin ka goditur disa herë shtetasin K. S. në këmbë dhe brinjë" informon policia.

Është kapur autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi B. Gj., 17 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, i cili u arrestua për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Si dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi A. R. 19 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër.

EMISIONET