Shkoder, mbeten mbi 1300 ha nën ujë

Shkoder, mbeten mbi 1300 ha nën ujë

Një sipërfaqe prej 1395 ha vazhdon të jetë nën ujë në bashkinë e Shkodrës, ndërkohë që reshjet e shiut vazhdojnë në të gjithë territorin. Në Obot kalimi bëhet i mundur vetëm me makian të larta.

E ndarë sipas njësive situata paraqitet

Mbi 325 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit.  Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.

Në Obot kalimi bëhet i mundur me makina të larta. Mbi 1000 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 400 ha, fshati Oblikë 400 ha, fshati Obot 200 ha.

Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit. Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi  konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.

Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin  Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen  poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës.

Thirrja e bashkise

Bashkia thotë se duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.

"Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në këto njësi pasi  rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin. " thuhet në njoftimin e bashkisë

Situata po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

EMISIONET