Shkodër, dëbora shemb strehën e një karburanti, një i vdekur

Reshjet e borës kanë sjellë viktimën e parë. Në hyrje të qytetit të Shkodrës, bora ka shembur strehën e një karburanti, ku si pasojë një person ka humbur jetën.

Sipas policisë viktima ësht shtetasi me iniciale T.L. 

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes, përmes Drejtorise se Pergjithshme të Emergjencave Civile duke marre shkas nga ngjarje iu bën thirrje te gjithë subjekteve private, banoreve dhe qytetareve, ne te gjitha zonat e prekur nga dëbora,   të cilët disponojnë banesa ose biznese të mbuluara me çati jo rezistente, ose të papërshtatshme me mbajtjen e peshës së dëborës, të marrin masa të menjehëreshme pëe pastrimin e tyre me qëllim parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.


EMISIONET