Shkodër, bashkia akordon 360 mln lek për shkollat, disa në kushte të këqija

Shkodër, bashkia akordon 360 mln lek për shkollat, disa në kushte

360 milionë lekë të vjetra ka akorduar për këtë vit të ri shkollor bashkia Shkoder në funksion të rikonstruksionit të shkollave, çerdheve e kopshteve. Punimet është kërkuar të mbarojnë brenda kësaj jave me qëllim që të jenë gati për në 17 shtator kur nis viti i ri arsimor.

Aulida Anamali, përgjegjëse e zyrës arsimore në bashki: Për vitin 2018, nga fondet e bashkisë Shkodër për mirëmbajtjen e shkollave, është miratuar fondi prej 36 mln lekë të reja. 

Por fatkeqësisht ndërsa flet me shenja optimizmi, duket se situata është e rënduar. Shkolla 9 vjeçare “Haxhi Hajdari” në njësinë administrative Rrethina, vetëm 2 kilometra larg qendrës së qytetit, është një institucioneve të arsimit që mund ta konsiderosh të tillë vetëm nëse merr pjesë në orë mësimi.

Kujtim Buhaj, drejtor i shkollës: Në shkollën tonë ka shumë problematika, ku më prblematikja është lagështia. Dritare dhe dyer të amortizuara.

Të njëjtin fat ka edhe shkolla artistike “Prenkë Jakova”, aty ku dalin artistët e rinj të qytetit. Megjithatë Bashkia thotë se nga inspektimi nuk ka konstatuar problematika.

Anamali: Në lidhje me shkollën e Muzikës, atje nuk kemi asnjë problematikë sa i përket tarracës. Për sa i përket shkollës "Oso Kuka", është faza e dytë që ka përfunduar. Në fazën e parë është bërë edhe kolaudimi i objektit.

Por drejtori dhe gjendja e shkollës tregojnë një tjetër situatë.

Anton Kaftalli, drejtor i shkollës “Prenkë Jakova: Kena prolbem tarracën. Kena problem në hyrje të sallës së koncerteve. 

Për të krijuar një panoramë të qartë të situatës, bashkia e Shkodrës ka zhvilluar një inspektim në të gjithë ndërtesat. Por, duket se fondet për rikonstruksionin e tyre janë të pamjaftueshme

EMISIONET