Kanë dalë sërish në proteste, me të njëjtat kërkesa siç bënë vitin që kaloj. Banorët e Dobraçit, të cilët preken nga ndërtimi i by pass-it të Shkodres i kërkojnë qeverisë dhe autoritetit rrugor shqiptar të ndalë punimet në këtë investim. Prej më shumë se 5 vitesh ata nuk janë kompensuar për tokat që u morën për ndërtimin e kësaj vepre, e sikur të mos mjaftonte kjo, nga zbatimi i punimeve u janë bllokuar edhe rrugët hyrëse për në banesa.

Nëse zëri i tyre nuk dëgjohet deklarojnë se nuk do t’i ndalin protestat, madje duke paralajmëruar edhe nisjen e një greve e bllokim të punimeve.

Bashkia Shkoder doli në krah të protestuesve dhe tha se ndonëse kanë kaluar 2 muaj nga konsultimi publik me ARRSH-në, ende në zyrat e saj nuk ka projektin final. Të hënën do të ridërgojë edhe një shkrese tjeter në këtë drejtori, si dhe ministrinë e transportit.

I nisur që pas përmbytjeve të 2010 – 2011-es si një projekt që do të mbronte Shkodren nga përmbytjet, sot By pass-it i është ndërruar destinacioni duke u kthyer në rrugë panoramike. Dy janë variantet e ARRSH për këtë rrugë, i pari me vlere 15.1 miliarde lekeve, ndërsa i dyti 19.1 miliardë. I pari përkrah lidhjen me trasenë egzistuese të ndërtimit të By Passit dhe pjesa tjetër parasheh ndërtimin e një By Pass-i në pjesën përgjatë lumit Kir.


/Ora News.tv/