Një 54 vjeçar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Shkodër. 

Viktima me iniciale N.B, banues në lagjen "Guerlie", po udhëtonte me një biçikletë në aksin rrugorë Shkodër – Baçallek, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një vazo lulesh anës rrugës, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

 Po kryhen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Ora News.tv/