Kampionët e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija e Tetovës ka zbuluar edhe "goditjen" e parë në këtë merkato vere.

Skuadra kuqezi ka prezantuar autobusin e ri që pritet të përdoret nga ekipi për transfertat e afërta, si dhe takimet e Ligës së Kampionëve.

Ekipi shqiptar fitoi për herë të tretë titullin kampion në Maqedoni, titull që kërkon ta mbroj edhe në sezonin e ardhshëm.

/Ora News.tv/