Momenti kur një ajsberg gjigant me një gjatësi prej 6 km shkëputet nga një një akullnajë në Grenlandë, u kap në kamera nga një ekip shkencëtarësh.

Shkëputja dërgoi pjesë të mëdha të akullit në det.

Denise Holland, nga Universiteti i Nju Jorkut, filmoi gërmadhën Helheim të fragmentuar më 22 qershor, ndërsa hulumtonte shkaqet e rritjes së nivelit të deteve në mbarë botën.

Filmimi i kohës së fenomenit, i njohur edhe si pjellje (thyerja e blloqeve të mëdha të akullit nga një akullnajë), u shkurtuar në vetëm 90 sekonda, nga 30 minuta filmim.

"Rritja globale e nivelit të detit është e pamohueshme," tha udhëheqësi i ekipit hulumtues David Holland. "Duke kapur se si ajo shpaloset, ne mund të themi se domethënia e saj të lë pa frymë".

Ekipi ka matur një zonë katër milje në mes të Manhattan, NYC, për të ilustruar madhësinë monumentale të ajsbergut.

Rritja e temperaturave globale vazhdon të shkrijë akullnajat.

Një vlerësim i vitit 2017 sugjeroi që një shkrirje e të gjithë akullit të Antarktidës Perëndimore, do të rrisë me 3 metra nivelin e detit, mjaftueshëm sa për të prekur zonat bregdetare anembanë globit, përfshirë New York City.

Ekipi thotë se po vazhdojnë të studiojnë shkaqet e rritjes së nivelit të detit në një përpjekje për të ndihmuar në parashikimin dhe planifikimin e ndryshimeve klimatike.

/Ora News.tv/