Studimet tregojnë se inteligjenca trashëgohet nga nëna dhe me shumë mundësi, erdhi momenti të braktisim stereotipet e këtij lloji, të cilat janë përcjellë në shekuj.

Sipas shkencës, njerëzit e zgjuar duhet të falenderojnë nënat e tyre, duke qenë se janë përgjegjëset kryesore të transmetimit të gjeneve që lidhen me inteligjencën. Mendohet se 40-60% e inteligjencës trashëgohet.

Studimet kanë demostruar se fëmijët kanë më shumë mundësi të trashëgojnë inteligjencën nga nëna e tyre, duke qenë se gjenet e inteligjencës gjenden në kromozomin X.

Studimet mbi minjtë kanë treguar se atyre që iu shtuan gjenet materne, demonstruan një kokë dhe tru më të madh, por trup më të vogël se normalja.

Përkundrazi, ata që kishin më shumë gjene paterne kishin një trup më të madhe dhe një tru më të vogël.

Në trurin ku embrionet rriteshin, qelizat në të cilat ishin prezentë më shumë gjene paterne, akumuloheshin në zona të karikuara për të garantuar mbijetesën dhe të përfshira në funksione si seksi, ushqimi dhe agresiviteti.

Kërkuesit nuk gjetën asnjë qelizë paterne në zonën cerebrale ku zhvillohen funksionet më të avancuara si inteligjenca, mendimi dhe planifikimi.

Por inteligjenca nuk është vetëm gjenetike, pasi studime të tjera kanë treguar se si nëna luan një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin intelektual të fëmijëve të saj, përmes kontaktit fizik dhe mbështetjes emotive.

Në fakt, lidhja me nënën është e lidhur ngushtë me inteligjencën.

Kërkuesit konfirmojnë se sa më e fortë të jetë lidhja, aq më shumë fëmijët tregojnë se janë këmbëngulës dhe më pak të frustruar gjatë zgjidhjes së problemeve.

/Ora News.tv/