Shkëmbim i bujshëm në aksin Londër-Madrid, Tottenham do yllin e madh të Realit
Reali i Madridit nuk ndalet në merkaton e kësaj vere.
Pasi firmosi me Eden Hazard nga Chelsea, 13 herë kampionët e Europës kërkojnë transferimin e një tjetër ylli të Premier League. Christian Eriksen është ai që po tundon së tepërmi drejtuesit "Los Blancos", që e kanë etiketuar danezin si një futbollist me mjaft prespektivë dhe që do të bëj mirë në "Santiago Bernabeu".
Por për të arritur te 24 vjeçari, Realit të Madridit i duhen jo më pak se 100 milionë euro. Jo vetëm kaq. "Gjelat" kërkojnë edhe një futbollist në këmbim, me "The Sun" që zbulon se dashuria e madhe e Tottenham është Marco Asensio.
Produkti i akademisë së Realit nuk preferohet shumë nga Zinedine Zidane, kjo edhe prej ardhjes së Hazard dhe një këmbim për të marrë Eriksen në Madrid do të ishte mëse i arritshëm. Gjithsesi, një deklaratë e Florentino Perez bën që populli madrilen të mos ëndërrojë shumë, pasi numri 1 i klubit pohoi se "do të ketë një Galaktik çdo vit", por merkato është e çmendur ashtu siç edhe Perez.