Shkëmbi: Merituam të humbisnim ashtu siç e nisëm lojën

Shkëmbi: Merituam të humbisnim ashtu siç e nisëm

Teuta u mposht sot në shtëpi nga Kukësi me rezultatin 0-1. Trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi, foli pas ndeshjes ku u shpreh i pakënaqur me lojën që zhvilloi ekipi i tij në fillimin e ndeshjes.

Tekniku korcar i mori vetë përgjegjësitë e humbjes dhe sqaroi përse skuadra durrsake u mposht në shtëpi.

Jeni i kënaqur me lojën?

Dua të falenderoj futbollistët që dhanë maksimumin. Te pjesa e dytë kemi pasur raste për të barazuar rezultatin. E filluam keq lojën. 20-25 minutat e para ishin të dobëta për ne

Ndryshimet në formacion…

Mendoj që ndoshta është edhe përgjegjësia ime. U mendova të ndryshoj në rreshtim edhe emër. Ekipi nuk funksionoi ashtu siç e mendova unë. Pashë që në rreshtimin normal ekipi u përgjigj më mirë. Kjo ka qenë arsyeja që është dhe përgjegjësia ime.

Të erdhi keq për mënyrën si e pësuat golin?

Më shumë më mërziti mënyra si e nisëm lojën. Pastaj goli nuk diskutohet, gjithmonë mërzitesh. Ndodh ndonjëherë që nga neglizhenca dhe mos përqendrimi arrin të pësosh. Merituam të humbnim si e nisëm lojën 30 minutat e para.

EMISIONET