Shkëlqeu në fundjavë, Zeneli "titullar" në formacionin e prestigjozes franceze

Shkëlqeu në fundjavë, Zeneli "titullar" në

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli ka vetëm pak javë që është transferuar në kampionatin francez, por kjo nuk e ka penalizuar për të treguar vlerat e tij në fushën e blertë. Arber Zeneli ka vetëm disa javë që është transferuar në kampionatin francez Ligue 1.

Sulmuesi nga Mitrovica ka shënuar gola dhe ka dhuruar asiste, duke qënë vendimtar për skuadrën e Reims. Këtë javë Zeneli realizoi ndaj Dijonit në barazimin që skuadra e tij mori në transfertë 1-1. Paraqitje që është vlerësuar nga gjiganti mediatik "L'Equipe", e cila e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës.

24-vjeçari është vendosur në anën e majtë të sulmit nga "L’Equipe" që e ka vlerësuar me notën 8 paraqitjen e tij. Zeneli është përshtatur mjaft mirë me futbollin francez, teksa ka shënuar dy gola dhe ka bërë tre asistime në 6 javët e para të tij.

EMISIONET