Shkëlqen ekipi i Bushit, shpresat kuqezi mposhtin Maltën
Kombëtarja shqiptare e moshave U-21 mposhti Maltën U-21 me rezultatin 2-0 në takimin miqësor të zhvilluar në “Selman Stërmasi”.
Një dominim i skuadrës kuqezi që arriti të gjente 2 herë rrugën e rrjetës me anë të Rubin Hebajt dhe mesfushorit të Shkëndijës së Tetovës, Imeri, i cili ktheu në gol penalltinë e fituar nga shkodrani i Partizanit.
Në pjesën e dytë, rritmi i lojës ra ndjeshëm, teksa të 2 trajnerët kryen zëvendësime të shumta, që ndikuan në mënyrë të drejtpërdrejtë tek loja.
Skuadra mike provoi të shënonte te paktën një gol në fundin e ndeshjes, por hasi rezistencën e portierit Dajsinani që ishte në një formë të mirë.
Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu