Rezultatet negative i kanë kushtuar stolin Peter Bosz i cili është shkarkuar nga stoli i ekipit të Borusia Dortmund menjëherë pas humbjes së djeshmë në shtëpi kundër Werder Bremen.

Lajmi është konfirmuar përmes një deklarate për shtyp nga drejtuesit e klubit verdhezi, të cilët e kanë falenderuar teknikun hollandez për bashkëpunimin dhe i kanë uruar fat në vazhdimin e karrierës së tij si trajner.

Ndërkohë, drejtuesit e Dortmund kanë gjetur edhe zëvendësuesin e Bosz dhe ai është ish trajneri i Koln Peter Stoger, me 51 vjeçarin që do drejtojë skuadrën nga Signal Iduna Park deri në fund të këtij sezoni.



/Ora News.tv/