Sikur të mos mjaftojnë largimet e padrejta nga puna, Shqipëria ka mangesi të theksuara edhe në zbatimin e vendimeve të gjykatave të formës së prerë për rikthimin në punë të atyre që kanë fituar gjyqet.

Në raportin vjetor të 2018-ës, publikuar nga Komisionieri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, vihet re se pjesa më e madhe e këtyre vendimeve nuk janë zbatuar.

“Në raport thuhet se janë ankimuar pranë Gjykatave Administrative 609 akte administrative përmes të cilave janë larguar ose liruar nëpunës civilë, nga të cilat janë zgjidhur me vendim të formës së prerë vetëm 389 raste”, thuhet në raport. 

Sipas këtyre të dhënave shumica e të shkarkuarve fitojnë gjyqet pasi vetëm  80 padi janë rrëzuar. 

Probleme shfaqen edhe në institucionet e vetëqeverisjes vendore, ku 323 akte administrative janë ankimuar, nga të cilat zgjidhur me vendim të formës së prerë 214 raste dhe vetëm 62 ankimime janë rrëzuar. 

Kohëzgjatja mesatare e një gjyqi për rikthim në punë shkon deri në 3 vjet për punonjësit e shkarkuar në mënyrë të padrejtë.

Ajo vihet re ka të bëjë me faktin se numri më i madhi akteve të ankimuara është shënuar në vitet e para të rotacionit politik, 2013-2015.

Në pesë vitet e fundit të dhënat flasin se vetëm për shkarkimet e padrejta nga puna nga Ministria e Financave janë paguar mbi 102 milionë dollarë. Për këtë, në një dalje për mediat, ish-deputeti i LSI-së tha se me këto para mund të ishin ndërtuar shkolla dhe spitale. Lexo me shume: Denoncimi Vasilit: Shteti i detyruar të paguajë 102 milionë euro për largimet partiake nga puna

Rekordin e shënon viti 2014 që pasoi zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 në Shqipëri kur nga Buxheti i Shtetit u paguan për vendimet gjyqësore rreth 32 milionë dollarë.

/Ora News.tv/