Transferta e Seviljës nuk ka shkuar ashtu siç duhet për tifozët e Milanit. Sipas asaj që shkruan spanjollja "Mundo Deportivo", rreth 20 tifozë të italianëve janë arrestuar për shkak të sjelljeve të dhunshme në rrugën dhe objektet kult në qytetin spanjoll.

Grupi thuhet se ka shkaktuar dëme në ndërtesat publike, si dhe makinat dhe autobusët që po qarkullonin apo ishin të parkuar në rrugët e qytetit. Gjithashtu, tifozët hodhën tymuese dhe i vendosen flakën disa objekteve, duke detyruar policinë që të marrë masa.

Kuqezinjtë kanë udhëtuar drejt Seviljës në prag të sfidës së "Europa League" ndaj Real Betis. Në ndeshjen e parë, Milan u mposht me rezultatin 2-1, duke vendosur në diskutim kalimin e tyre në fazën tjetër.

/Ora News.tv/