Shiu kalb qershitë edhe në Klos, dëmtohen edhe kajsitë

Shiu kalb qershitë edhe në Klos, dëmtohen edhe kajsitë

Në Klos, shiu ka sjellë dëme të mëdha në pemtari. Më e dëmtuar është kultura e qershisë, ndërsa fermerët kërkojnë ndihmë nga shteti.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë sjellë pasojat e para në pemtari. Fermerët që kanë kultivuar qershi janë më të dëmtuarit.

Klodian Doka është një nga fermerët që të ardhurat e emigracionit i ka investuar në bujqësi. Por moti i keq i ka dëmtuar afro 10 dynym tokë të mbjellë me qershi.

Ai thotë se këtë vit do të tregtojë vetëm 20% të prodhimit, ndërsa pjesa tjetër ka përfunduar në tokë e kalbur.

Veç qershive, fermerët shprehen se po dëmtohen edhe kajsitë të cilat nuk po zhvillohen për shkak të temperaturave të ulëta dhe reshjeve të shiut.

EMISIONET