Shitja dhe shkrirja e bankave të nivelit të dytë në vend po vëzhgohet me kujdes nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori i Bankës Së Shqipërisë Gent Sejko tha se ndryshimet e aksionerëve po realizohen në bazë të gjitha ligjeve në fuqi. Ndërkohë që u vlerësua si një tregues shumë pozitiv emetimi i eurobondit.

Ndryshimet në sektorin bankar në vend po ndiqen me kujdes nga Banka e Shqipërisë. Guvernatori Gent Sejko tha se nga 16 banka tashmë kanë mbetur 14 ndërsa theksoi se po zbatohet i gjithë legjislacioni që është në fuqi për ndryshimin e aksionerëve.

Sejko: E kemi marrë në analizë prej vitesh këtë situatë. Pra kjo nuk është një situatë e papritur, këtë ne e dinim. E kemi shfrytëzuar dhe kemi synuar si rregullator të sistemit financiar që ky proces të shoqërohej me konsolidimin e sistemit bankar dhe në një farë mënyre ka një rezultat pozitiv sepse sot  ne kemi dy banka të përthithura nga bankat ekzistuese. Në total ne kemi 14 banka, kundrejt 163 bankave që ne kishim. 

Sejko e vlerësoi tregues pozitiv emetimin e eurobondit shqiptar, i cili kapi një interes shumë të ulët.

Sejko: O ofruan mbi 1 mld euro për eurobondin, pavarësisht se nevoja ishte për 500 mln euro, pasi ne këtë synonim. Po ashtu norma e interesit 3.5% janë tregues të një mbyllje me sukses të transaksionit të eurobondit. Ky është tregues i vlerësimit të ekonomisë shqiptare nga tregjet e huaja ndërkombëtare.

Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se raportet e kërkesës dhe ofertës për valutë paraqiten të qëndrueshme dhe se mbiçmimi i kursit të këmbimit është një rrezik më i ulët për inflacionin.

/Ora News.tv/