Kompania celulare Telekom Albania do të blihet nga bullgarët. Nga burime pranë kompanisë mësohet se transaksioni tashmë është në përfundim dhe shumë shpejt do të bëhet publik. Kompania Vivacom, është kompania më e madhe e telekomunikacioneve në Bullgari.

Një ndër kompanitë celulare më të rëndësishme në vend, Telekom Albania, do t’i shitet bullgarëve.

Nga burimet mësohet se tashmë transaksioni i shitjes është thuajse në përfundim dhe do të bëhet publik me shumë gjasë në fillim të janarit.

Kompania bullgare Vivacom është një ndër kompanitë më të mëdha të telefonisë në Bullgari dhe ka si aksioner kryesor Spas Rouseev.

Kompania bullgare Vivacom zotëron  rreth 24 për qind të tregut të telefonisë në Bullgari por vitet e fundit rezulton se kompania ka pësuar  një humbje prej rreth 36 milionë eurosh.

Ndërkohë shitja e Telekom Albania u vendos pas uljes së fitimeve në Shqipëri për shkak të tregut të vogël si dhe të tjera problemeve që lidhen me klimën e të bërit biznes.

Për të blerë Telekom Albania ka shfaqur interes edhe Telekom Serbia, e cila ofroi ofertën më të lartë me rreth 60 mln euro.

Por, zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare e mirëpritën ofertën e kompanisë serbe duke sqaruar se futja e tyre në tregun shqiptar mund të sjellë probleme edhe për vetë kompaninë si pasojë e reagimeve me natyrë politike.

400 punonjës rrezikojnë të mbeten pa punë si rezultat i shitjes së Telekom Albania.

Sindikata e Postë Telekomit Shqiptar kërkon që shteti të krijojë një strategji për punësimit e këtyre personave para realizimit të marrëveshjes.



/Ora News.tv/